Shtrati GONA – për ata që e dinë saktësisht se çfarë duan. Një dizajn i menduar për dhoma gjumi moderne, dhe lehtësisht i adaptueshëm në stile të shumta. Materialet cilësore të përdorura dhe garancioni 10-vjeçar janë një tregues se do të jeni në gjendje ta përdorni këtë shtrat për vite me radhë.
Shtrati vjen me një latoflex elastik që ofron rehati gjatë përdorimit dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e dyshekëve. Latoflex gjithashtu lejon qarkullimin e ajrit nëpër dyshek dhe e mbron atë nga lagështia dhe kalbja. Latoflex vjen me një mekanizëm ngritës që ju lejon të përdorni kutinë e shtratit për ruajtjen e sendeve.
